Një plan për të vrarë ish presidentin Amerikan Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij Hillary, në 23 nëntor 1996 është publikuar sot në Reuters, pas dëshmisë së katër agjentëve sekretë që tani kanë dalë në pension.
Reuters raporton se Air Force One ishte duke iu afruar Manilës në Filipine kur shërbimi sekret amerikan mori një informacion alarmant: një paisje eksplozive ishte vendosour përgjatë rrugës ku do të kalonte Klinton për në kryeqytetin filipinas.
Duke vepruar në qetësi, agjentët ndryshuan rrugën e kalimit të Klintonit për në hotel ndërkohë që kishte informacion për një sulm nga Al Qaeda. Presidenti do të merrte pjesë në samitin vjetor Asia Pacifik Economic Cooperation.
Ndërkohë që eskorta kaloi në një rrugë tjetër, oficerët e sigurisë së Filipineve zbuluan një bombë të fuqishme në një urë që do të kalonte karvani i makinave, i thanë agjentët agjencisë Reuters.
Ky sulm ishte përmendur shkurt në librat e botuar në 2010 dhe 2019.
Aktualisht, 8 agjentë të dalë në pension – 7 prej të cilëve ishin në manila, i dhanë Reuters të dhëna të plota për sulmin. Reuters nuk gjeti të dhëna nëse kishte ndonjë investigim nga USA për këtë sulm për jetën e Clinton. Për disa nga agjentët e intervistuar nga agjencia, ngjarjet e Manilës kanë lënë shumë pyetje pa përgjigje.
“Gjithmonë kam pyetur veten se pse nuk qëndrova në Manila për të monitoruar investigimin” thotë Gregory Glod, agjenti që drejtonte shërbimin sekret në Manila dhe një ndër 7 agjentët që kanë folur për herë të parë. “në të vërtetë, më kthyen menjëherë sapo vizita e Klintonit përfundoi”.
“Kishte një incident” thotë zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi. “Mbetet i klasifikuar” shtoi ai pa dhënë sqarime se cfarë bëri në përgjigje të kësaj USA.
Klinton nuk iu përgjigj përpjekjeve të agjencisë për të folur. Ish drejtori i CIA Leon Panetta, që ka qenë shefi i stafit të Klintonit atëkohë tha se ishte i panjohur me këtë incident por nëse ka pasur një përpjekje për të vrarë presidentin ajo duhet të investigohet.
Dhe FBI refuzoi të jepte informacione për këtë çështje.