Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

“Një person në dyqanin tuaj më ngacmoi gruan”, flet nëna e djalit që u përlesh me 4 vëllezërit në Berat: U kapën edhe me policët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sherri mes dy familjeve në Berat ka degraduar në dhunë fizike, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

Nëna e Albert Memajt, i cili një natë u konfliktua me katër vëllezërit Marini në Berat ku si pasojë u plagos një efektiv policie, ka treguar si ka nisur ngjarja.

Në një intervistë për mediat, Shkëndi Memaj është shprehur se konflikti ka nisur për shkak se një prej vëllezërve Marini pretendonte se në dyqan qëndronin njerëz që shikonin nga banesa e tyre duke i ngacmuar gruan.

“Ora ishte 8 pa çerek. I thashë djalit mbylle dyqanin se vajti vonë. Më tha ik përpara se erdha unë. E morën në telefon një njeriu ynë dhe po fliste. Në atë kohë djali më tha erdhi Geraldi në dyqan dhe më mbërtheu prej gryke tha djali.

Ai i kish thënë se mbani njerëz ju në dyqan dhe shikojnë nga shtëpia ime, shikojnë gruan time. Allahu na ruajt i thashë a je në terezi apo nuk je. Ai u hodh tha çuni dhe erdhi i vëllai me një kaçavidë. I kish thënë edhe një komshi çuna çfarë po bëni. Djali i nxjerr jashtë dhe vjen lart. Ata dolën përjashta dhe na qëlluan me gurë. Atje u godit nusja me gurë në ballon sipër. Nusja u godit dhe i filloi hemorragji nga koka. U futëm brenda dhe i thashë djalit merr policinë.

Erdhi policia dhe u përleshën andej. Mori nusen ambulanca. Të them se jemi ngatërruar qysh a tek nuk jemi ngatërruar. Ata ishin të katërt aty. Dy ishin aty, dy ishin te dera. Me policinë u përleshën ata por nuk morën vesh çfarë ndodhi se kishim hallin tonë. Kështu qe puna”, thotë ajo

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img