Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Një person i plagosur me armë zjarri shkon me urgjencë te Trauma, ja dyshimet e Policisë së Tiranës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person i plagosur me armë zjarri ka mbërritur pasditen e sotme në Spitalin e Traumës. Policia e kryeqytetit bën me dije se është një shtetas 50 vjeç, i cili ka shkuar vetë në spital dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Dyshimet paraprake janë se ky person është vetëplagosur me armë zjarri në shtëpinë e tij. Për momentin ai është duke marrë ndihmë nga mjekët, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 29.06.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore shtetasi A. Sh., 50 vjeç. Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, shkruan newsbomb.al. Paraprakisht, mësohet se shtetasi me inicialet A.Sh ka marrë një plumb në gjoks dhe aktualisht i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.  

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img