Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
0.5kmh
75 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
18 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

‘Një person i armatosur terrorizon nxënësit në shkollë’, reagon policia e Elbasanit pas denoncimit të Berishës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Elbasanit ka reaguar pas denoncimit të ish kryeministrit Sali Berisha se një person i armatosur dhe në gjendje të dehur hyri në ambientet shkollës ‘Ali Agjah’ dhe terrorizoi nxënësit në shkollën.

Policia sqaron se është njoftuar nga drejtuesit e shkollës se në oborr hyri një person i panjohur, rreth 50 vjeç, të cilit iu kërkua të dilte menjëherë nga ambjentet e shkollës.

‘Policia ka marrë pamjet filmike të shkollës, e nga kqyrja nuk është konstatuar që personi të ketë kryer veprime të pahijshme apo të kundraligjshme ndaj mësuesve apo fëmijeve të shkollës, apo te kishte në duar sende të kundraligjshme’, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me statusin e pubikuar në rrjetin social facebook nga ish-deputeti Berisha, se në shkollën “Ali Agjah”, Elbasan, një person i armatosur dhe në gjendje të dehur hyri në ambientet e kësaj shkolle dhe terrorizoi nxënësit, e Policia e fshehu ngjarjen, sqarojmë se:

Më datë 12.04.2019, rreth orës 10:50, tek shkolla “Ali Gjah” Elbasan, Policia u njoftua nga drejtuesit e shkolles se në oborr hyri një person i panjohur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbime policore shkuan dhe morën takim me drejtuesit e shkollës dhe mësuesin, i cili kishte kontaktuar me personin që kishte hyrë në ambientet e shkollës.

Drejtuesit e shkollës sqaruan se rreth orës 10:50, mësuesi i përgatitjes fizike konstatoi në oborrin e shkollës një person rreth 50 vjeç, të cilit iu kërkua të dilte dhe pas kësaj ai doli jashtë ambieteve të shkollës.

Policia ka marrë pamjet filmike të shkollës, e nga kqyrja nuk është konstatuar që personi të ketë kryer veprime të pahijshme apo të kundraligjshme ndaj mësuesve apo fëmijeve të shkollës, apo te kishte në duar sende të kundraligjshme.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img