Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
63 %
5.7kmh
75 %
Sht
14 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Një person i armatosur tenton të futet në një banesë në Vishnje, familjarët njoftojnë menjëherë policinë, ai largohet me shpejtësi kur shikon efektivët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person që dyshohet se ka qenë i armatosur ka tentuar të futet në banesën e Sh.A mbrëmjen e sotme, por është konstatuar nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Drejt vendngjarjes janë nisur Forcat Shqiponja dhe Shigjeta, ndërsa personi ende i paidentifikuar ëhstë larguar me shpejtësi sapo ka parë efektivët.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 19.11.2021, në Vishnje, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. A ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar, dyshohet i armatosur. Ky person është konstatuar nga pjestarët e familjes. 

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat.

Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjestarët e familjes.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img