Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Një perlë e turizmit shqiptar por vizitorëve ‘iu nxihet’ jeta për këtë arsye (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Është vlerësuar një ndër peizazhet dhe bukuritë natyrore më të veçanta; por turistëve u ikën dëshira për ta vizituar për shkak të rrugës së keqe.

 

Ujëvara e Sotirës është ndoshta një nga vendet më të bukura dhe tërheqëse të zonës së Gramshit, e vendosur mes maleve shkëmbore dhe e rrethuar nga shpate të buta e të gjelbra kodrinore nga ku buron uji i pastër si kristali dhe i ftohtë i Malit të Tomorrit. Ndodhet rreth 24 km larg qytetit të Gramshit dhe është zbuluar vetëm vitet e fundit nga agjencitë turistike. Në pak vite është kthyer në një atraksion të vërtetë për ata që dëshirojnë klimën e pastër dhe ngjitjet malore.

Por për të mbërritur në këtë perlë të natyrës shqiptare duhet të përshkosh një rrugë të prishur që gjarpëron fshatrave të Gramshit drejt fshatit Sotirë.

Peisazhet, qetësia, dhe njëkohësisht adrenalina që të ofron ky vend, është gjithçka që ju duhet për të kaluar momente të paharrueshme.

Por për shumë pushues e veçanërisht turistët e huaj Ujëvara e Sotirës mbetet si “molla e ndaluar”.

Bashkia e Gramshit ka premtuar riparimin e pjesshëm të rrugës, por është i disati vit  dhe ende asgjë nuk është bërë. Disa bare e mini restorante të vogla buzë rrugës, të japin mundësinë të shijosh jo vetëm qetësinë, pastërtinë e ushqimin e mirë, por dhe peizazhet mahnitëse të zonës. E.Mema për newsbomb.al

 

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img