Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Një përfaqësi do jetë në Kushtetuese”, Balla flet për shkarkimin e Metës: Nisim menjëherë procedurat për president të ri

Shkruar nga Newsbomb
“Një përfaqësi do jetë në Kushtetuese”,

Në 18 janar do të mbahet seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Kreu u grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se një përfaqësi nga Kuvendi i Shqipërisë do të jetë atë ditë në seancë për të mbrojtur qëndrimin dhe për të parashtruar të gjitha provat që sipas tij, Kuvendi gjeti për shkarkimin e tij.

Balla tha gjithashtu se me shkarkimin e Presidentit, procedura është e qartë, Kryetari i Kuvendit merr kompetencat, deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Pjesë nga deklarata e Ballës:

Berishizmi dhe dhuna janë dy gjëra që janë në anën e një medaljeje. Keqardhje për atë që ndodhi të shtunën, por kjo nuk mund të ndërlidhet kursesi me grupin parlamentar të PD dhe rolin që luan në Kuvendin e Shqipërisë.

Të mos harrojmë që në 18 janar zhvillohet një seancë e parë, ku pala që është Kuvendi, do të mbrojë qëndrimin, do të parashtrojë të gjtha provat që Kuvendi gjeti për shkarkimin e Presidentit, do të jetë një përfaqësi aty. Ajo që ne kemi gjetur në raportin përfundimtar, janë fakte dhe prova. Në momentin e shkarkimit, kryetari i Kuvendit ushtron kopetencat e presidentit dhe Kuvendi nis menjëherë procedurën për Presidentin e ri të Republikës. Procedura është e qartë, të mos harrojmë që në mes të prillit të këtij viti fillon procedura normale. Kjo është një çësthje javësh tashmë.

Kushtetuta ka parashikuar që në tre raundet e para, presidenti zgjidhet me një shumicë të cilësuar dhe në raundin e katërt dhe të pestë, presidenti zgjidhet me një shumicë gjysma plus një.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu