“Një palë këpucë për çdo grua të vrarë nga partneri”, artistja jep mesazhin sensibilizues në mënyrën më të veçantë

Publikuar tek: bota, më 15:19 25-10-2019 “Një palë këpucë për çdo grua të vrarë nga partneri”, artistja jep mesazhin sensibilizues në mënyrën më të veçantë

Fenomeni i dhunës me bazë gjinore, e njohur edhe si dhuna ndaj grave, ka marrë përmasa shqetësuese, kudo në botë.

Të shumta janë rastet kur dhuna ka degjeneruar deri në vrasje, ndërkohë, statistikat flasin për një rritje të numrit të grave që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës, kudo në botë.

Në Turqi raportohet se 38% e femrave nga 15 deri në 59 vjeç janë dhunuar të paktën një herë në jetën e tyre nga bashkëshortet ose partnerët e tyre. Ndërkohë vetëm në 2018, në Turqi, janë vrarë nga partnerët e tyre 880 gra.

Një grua e quajtur Vahit Tuna ka gjetur një mënyrë shumë interesante për dhënë një mesazh të fortë sensibilizimi mbi fenomenin e dhunës dhe krimit në familje.

Ajo ka shfrytëzuar sipërfaqen e jashtme të një pallati të përdorur për zyra pune, në zemër të Stambollit, për të ngjitur aty 440 palë këpucë femrash, me taka të larta.

Kjo ide e ka bazën tek një traditë e vjetër turke. Kur dikush vdes, ata ia vendosin këpucët në hyrje të shtëpisë.

1.jpg

 

2.jpg

 

 

3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 39 kinezë të vdekur në kamion, policia angleze arreston një burrë dhe një grua (DETAJE)
‘Bisha’ luftarake më E SHTRENJTA në botë nis lundrimin (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011383056640625
array(1) { ["section"]=> string(118) "nje-pale-kepuce-per-cdo-grua-te-vrare-nga-partneri-artistja-jep-mesazhin-sensibilizues-ne-menyren-me-te-vecante-183483" }