Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një pacient 60 vjeçar rifiton jetën përmes ndërhyrjes TAVI

Shkruar nga Newsbomb
Një pacient 60 vjeçar rifiton jetën përmes ndërhyrjes

Për herë të parë në Shqipëri kryhet ndërhyrja TAVI në Spitalin Amerikan 3.

Pacienti Agush Cako paraqitet në Spitalin Amerikan 3 me probleme serioze për shëndetin dhe me rrezik të lartë për jetën.

Pacienti kishte një histori mjekësore që përfshinte një operacion në valvulën e aortës të kryer më parë, operacion për heqjen e veshkës, hemoragji të stomakut dhe një sërë sëmundjesh shoqëruese.

Mbas vizitës paraprake, ekipi i kardiologjisë në Spitalin Amerikan 3 vendosi se kirurgjia e hapur ishte me rrezik të lartë, për shkak të karakteristikave të pacientit, ndërsa ndërhyrja perkutane me risk më të ulët dhe më përfitimë të njëjta.

Bazuar në këtë situatë ekipi vendosi të aplikohet ndërhyrja TAVI, si alternative më e përshtatshme për shpëtimin e jetës së pacientit.

Ndërhyrja TAVI (Transcatheter Aortic Valve Implantation), është një ndërhyrje ku aorta arrihet përmes arteries që ndodhet në rrëzë të kofshës ose nga një tjetër enë gjaku në trup, pa kryer ndonjë prerje dhe në këtë mënyrë kjo pasohet nga anulimi i valvulës së vjetër dhe implantimi i një valvule të re brenda saj.

Kjo ndërhyrje kryhet për herë të parë në Shqipëri nga ekipi i Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në Spitalin Amerikan 3, i përbërë nga Dr. Bekim Jata, Shef i Departamentit të Kardiologjisë në Spitalin Amerikan 3, Dr. Artan Jahollari, kirurg kardio-vaskular, Dr. Indrit Temali kardiolog, Dr. Diamant Lulaj kardilog dhe Dr. Gentian Huti, anestezist-reanimator.

Avantazhet e kësaj ndërhyrje krahasuar më ndërhyrjen klasikë me kirurgjinë e hapur, është se pacienti ka rekuperim shumë më të shpejtë, ngrihet në këmbë brenda 24 orëve të para dhe qëndrimi në spital është shumë më i shkurtër, 3-5 ditë.

Departamenti i Kardiologjisë dhe KardioKirurgjisë ka eksperiencë të gjatë në trajtimin e patologjive kardiake, ku për herë të parë në Shqipëri ndërhyrjet endovaskulare në aortë, TEVAR dhe EVAR janë kryer para 10 vitesh nga ekipi i Spitalit Amerikan kryesuar nga Dr. Bekim Jata.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll