Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Enj
35 °
Pre
39 °
Sht
33 °
Die
30 °
Hën
33 °
E enjte, 18 Gusht, 2022
spot_img

Një orë pyteje në SPAK, Dritan Leli del nga Prokuroria Speciale dhe udhëton drejt Kosovës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është thirrur për t’u marrë në pyetje këtë të premte në ambientet e Prokurorisë Speciale. Ai ka qëndruar për rreth një orë në SPAK dhe kur ka dalë, nuk ka preferuar të flasë për mediat.

I pyetur nga gazetarët se për çfarë kishte shkuar sot, ai është përgjigjur vetëm “Pyesni SPAK për më shumë informacione”.

albsig

Arsyet e thirrjes së kryebashkiakut të Vlorës në prokurori nuk dihen ende, por pak javë më parë ka pasur edhe një auditim të Kontrollit të Lartë të Shtetit për Bashkinë e Vlorës, ku është kërkuar shkarkimi i 5 drejtorëve në bashkinë e Vlorës.

Janë konstatuar shkelje në procedurat e tenderëve dhe KLSH gjithashtu kërkoi edhe pezullimin për 28 punonjës të tjerë. Vetë Leli është treguar i rezervuar, por mësohet se menjëherë pas kësaj thirrje në SPAK ai është nisur drejt Kosovës.

Sipas mediave, ai do të udhëtojë në vendin fqinj për të promovuar turizmin e Vlorës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img