Ish-kryeministri Sali Berisha u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe delegatëve të PD që t’i bashkohen Kuvendit që do të mbahet pas një ore në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Sipas tij, të gjithë mund të shkojnë në stadium.
“Sot ne ora 10:00 ne Arena Air Albania mbahet Kuvendi i ri-themelimit te PD-se. Rikujtim: TE GJITHE anetaret mund te vijne, delegatet do te kene hyrjen e vecante dhe anetaret e simpatizantet hyrjen e tyre”, shkruan Sali Berisha.
Kujtojmë se, paraditen e sotme do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD pasi është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai ka deklaruar se përmes “Foltoreve” ka mbledhur firmat e më shumë se 5200 delegatëve për atë që e quan rithemelim të PD. Sot, pritet të shkarkohet dhe Lulzim Basha.