Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, 90 minuta larg mbylljes së votimit në të gjithë vendin, i ka bërë sërish thirrje qytetarëve e kryeqytetit që të dalin të votojnë masivisht.
Këlliçi u bëri apel të gjithëve t’i drejtohen kutive të votimit pasi për katër vitet e ardhshme nuk do i jepet më kjo mundësi për patur në dorë ndryshimin e Tiranës.
“Janë 90 minuta që kërkojnë impenjimin tuaj për të dalë për votuar. Të korruptuarit nuk duan që jut ë merrni pjesë në votim, ndaj i drejtoj një thirrje nga zemra të gjithë qytetarëve që dilni merrni pjesë masivisht në votim në orën 19:00. Është një shans që nuk do na vijë më për 4 vitet e ardhshme për të ndryshuar fatet e kryeqytetit tonë. Është një shans për të gjithë qytetarët, sidomos për ata që janë në zona rurale që janë lënë të harruar. Dilni merrni pjesë në votim.
Shifrat tregojnë që jemi në kufijtë e 40% të pjesëmarrjes, do dueht të kalojmë këtë shifer duke rritur pjesëmarrjen. I bëj thirrje nacuve të Tiranës edhe të jgithë qatyre që jemi takuar, kemi folur me njëri tjetrin dhe kemi thënë që kur do afrohet 14 Maji. po 14 maji është sot, finalja po luhet dhe mbetet vetëm për të votuar. Dilni merrni pjesë në votime. Dilni votoni ndryshimi është në duart tuaj”, tha Këlliçi.