Tirana
scattered clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
5.1kmh
40 %
Enj
35 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Një nga prokurorët e operacionit, Vladimir Mara: Kemi kapur 6 tonë drogë, të arrestuar zyrtarë të lartë në Shqipëri; 4 kompani, restorante dhe supermarkete të sekuestruara (E PLOTË)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, mësohet se janë dy nga prokurorët shqiptarë që kanë marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të drogës që u finalizua sot, dhe u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri, Spanjë, Malin e Zi dhe në Itali, shkruan newsbomb.al. “Ka qenë një hetim i vështirë por ka dhënë rezultate”, tha Mara.

Prokurori shqiptar tha se janë sekuestruar në total 6 ton drogë, e llojeve hashash, kokainë dhe heroinë, ndërsa janë lëshuar masa sigurimi për 80 persona. Vetëm sot janë arrestuar 28 persona, zyrtarë të lartë të policisë, policë, administratorë lokalë dhe prokurorë.

“Së dyti, në kohë reale është bërë dhe hetim pasuror, janë identifikuar dhe sekuestruar të gjitha pasuritë që janë vënë si rezultat i aktivitetit kriminal. E ndava në dy momente pasi në këtë hetim janë evidentuar dhe zyrtarë të lartë të përfshirë drejtpërdrejt në krimin e organizuar, si dhe përfitues dhe mbështetës të krimit të organizuar.

Kemi konstatuar se zyrtarë të lartë duke shpërdoruar detyrën, kanë qenë të përfshirë direkt në trafikun e drogës. Puna jonë kjo është, janë evidentuar këta elementë që sjellin regres në këtë luftë.

Sot janë sekuestruar një numër i madh pasurishë, kryesisht në Vlorë, Kavajë, Tiranë dhe në vende të tjera. Pasuritë janë 11 pasuri të paluajtshme, restorante, hotele supermarkete, troje, etj. Janë sekuestruar 4 shoqëri tregtare bashkë me asetet e tyre, dhe disa pasuri të tjera që shkojnë mbi 3 milionë euro. Këto pasuri janë vendosur nga aktiviteti kriminal”, tha Mara ndër të tjera, shkruan newsbomb.al.

Konferenca live, autoritetet e perfshira ne operacionin “Shpirti”


Deklarata e prokurorit Vladimir Mara:

Ka qenë një hetim i vështirë por me shumë rezultate. Janë evidentuar episode të shumta të trafikimit të drogës, nga Shqipëria drejt brigjeve të Italisë. Më pas në disa qytete të Italisë dhe shteteve të tjera të Europës. Kryesisht, canabis sattiva, heroinë dhe kokainë.

Janë sekuesturar mbi 6 ton drogë, në Shqipëri dhe Itali dhe janë janë nxjerr masa sigurimi për 80 persona të dyshuar. Sot, kemi përfunduar një operacion në vijim në fakt, për ekzekutimin e 28 masave të sigurimit. Operacioni është shtrirë në Shqipëri, Malin e Zi, Itali dhe Spanjë.

Dua të ndalem në dy momente të rëndësishme: E para ka qenë besimi i autoriteteve italiane për të ndarë informacionet në mënyrë direkte. E dyta, një element që ka ndihmuar shumë, kanë qenë 4 bashkëpunëtorë të drjetësisë të cilët na kanë dhënë të dhëna të rëndësishme.

Ata nuk kanë qenë thejsht pjesë e grupeve kriminale, por kanë patur një rol të rëndësishëm në këto grupe kriminale. Është dokumentuar i gjithë rrjeti kriminal: Kultivimi, magazinimi dhe transportimi në brigjet italiane.

Së dyti, në kohë reale është bërë dhe hetim pasuror, janë identifikuar dhe sekuestruar të gjitha pasuritë që janë vënë si rezultat i aktivitetit kriminal. E ndava në dy momente pasi në këtë hetim janë evidentuar dhe zyrtarë të lartë të përfshirë drejtpërdrejt në krimin e organizuar, si dhe përfitues dhe mbështetës të krimit të organizuar.

Kemi konstatuar se zyrtarë të lartë duke shpërdoruar detyrën, kanë qenë të përfshirë direkt në trafikun e drogës. Puna jonë kjo është, janë evidentuar këta elementë që sjellin regres në këtë luftë.

Sot janë sekuestruar një numër i madh pasurishë, kryesisht në Vlorë, Kavajë, Tiranë dhe në vende të tjera. Pasuritë janë 11 pasuri të paluajtshme, restorante, hotele supermarkete, troje, etj. Janë sekuestruar 4 shoqëri tregtare bashkë me asetet e tyre, dhe disa pasuri të tjera që shkojnë mbi 3 milionë euro. Këto pasuri janë vendosur nga aktiviteti kriminal.

Është dokumentuar veprimtari kriminale e 4 grupeve kriminale, të cilët vepronin në mënyrë të ngushtë me grupe kriminale bareze, dhe grupe të tjera që veporjnë në Itali.

Lexo edhe: Shefi i SPAK: Kemi ekzekutuar 28 urdhër-arreste në Shqipëri, në pranga prokurorë dhe zyrtarë policie; Prokurori Antimafias: Zbuluam tradhtarët

Shiko edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img