Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Një nga më të votuarit e Partisë Demokratike, Agron Shehaj flet troç: Vota juaj nuk ka humbur, do përfaqësohet besnikërisht në Kuvendin e Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Një nga më të votuarit e Partisë Demokratike, Agron Shehaj

Agron Shehaj, kandidati i Partisë Demokratike i renditur i gjashti në qarkun e Tiranës, është një nga më të votuarit e PD, pasi ka arritur të marrë mbi 13 mijë vota personale.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka ka njohur rezultatin e zgjedhjeve dhe ka falenderuar qytetarët që kanë votuar PD-në dhe atë personalisht, teksa shprehet se vota e tyre nuk ka humbur, por do të përfaqësohet me kurajo në Kuvendin e Shqipërisë.

“Dua t’ju falenderoj sinqerisht të gjithë ju që votuat Partinë Demokratike në Tiranë dhe veçanërisht në Njesinë 5 dhe 7, ku pata nderin të punoj bashkë me demokratët. Mbi 9 mijë vota më shumë se në vitin 2017, në këto dy njesi, janë një besim i madh për partinë tonë.

Si çdo demokrat do dëshiroja që sot të kishim marrë mundësinë për të venë në jetë angazhimet që morëm para gjithë shqiptarëve pēr t’u dhënë atyre një qeveri të përgjegjshme që punon për njerëzit.

Por vota juaj për Partinë Demokratike nuk është e humbur, ajo do të përfaqësohet besnikërisht dhe me kurajo në Kuvendin e Shqipërisë,  që mbi të gjitha u takon shqiptarëve të thjeshtë.

U jam gjithashtu mirënjohës dhe ndihem përgjegjës ndaj të gjithë juve që shprehët besim tek unë personalisht. Do ta tregoj me punë, çdo ditë, se jam në politikë për ju dhe për t’i shërbyer me nder interesit public”, shkruan Shehaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll