Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një nga emrave më të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, ndahet nga jeta Suljman Dashi

Shkruar nga Newsbomb
Një nga emrave më të rëndësishëm në

Është ndarë nga jeta një prej emrave më të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, restauratorit e studiuesit Suljman Dashi.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ajo shkruan se Dashi ishte një njohës i thellë i arkitekturës mesjetare e veçanërisht asaj të kultit islam, ai u kthye në profesorin e brezit të ri të restauratorëve.

“I japim lamtumirën e fundit sot, një prej emrave më të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, restauratorit e studiuesit Suljman Dashi.

Njohës i thellë i arkitekturës mesjetare e veçanërisht asaj të kultit islam, ai u kthye në profesorin e brezit të ri të restauratorëve.

Pasioni dhe kontributi i tij në fushën e studimore e të restaurimit është fiksuar si një gur i rëndësishëm kilometrik, si një pikë referimi për të gjithë ne.

U prehsh në paqe Profesor” shkruan Margariti në postimin e saj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll