Klevis Balliu, djali i botuesit Fahri Balliu është një nga emrat më të kritukuar në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Oktapod”, Balliu ka treguar se futja në listë nuk i ishte premtuar më parë nga Lulzim Basha.
Ai tha se Belind Këlliçi, një nga të rinjtë me kontribut të madh në PD, mund të ketë mbetur jashtë për shkak të angazhimit në një punë shumë rëndësishme në Çadrën e Lirisë.
Klevis Balliu zbuloi edhe këshillën që i tha i ati kur mësoi se ishte në listën e Pogradecit: “Si ta shofësh, ashtu bëj..” .
Pjesë nga intervista:
Ajo që mendoj unë, nuk kam pas ndonjëherë në plan të bëhem doktor ose futbollist, unë këtë doja. Shkollën e kam bërë për Shkenca Politike, 8 vjet në Angli. Në familjen time nuk ka qenë ndonjë kusht që duhet të isha në politikë.
Unë jam shumë krenar për mbiemrin tim dhe mund të flas me orë, me ditë për këtë gjë.
Si u kontaktove që do ishe në listë?
Listat ishin, ai ishte një proces shumë serioz, unë kisha shpresa...
Po pse ishte serioz, u sulmuan shumë..
Sepse përzgjedhja ishte shumë serioze. Unë kisha shpresa, dhe doja të isha, kur e pashë u gëzva shumë.
Të kishte premtuar gjë Basha troç?
Jo nuk më kishte premtuar gjë. Atë që më kishte thënë dhe kishte premtuar, ishte që rinia dhe gjenerata e re do aktivizohet shumë.
Të duket normale që të vijnë të rinj nga jashtë dhe mos të jenë ata nga brenda si Belindi?
Belindi për mua ka një punë shumë të rëndësishme, dhe mendoj se nuk ëshë futur në lista për shkak të punës së rëndësishme që po bënte.
Këshilla e parë që të dha babi kur u lexua emri.
Për veç kënaqësisë që ndjeu, e vetmja këshillë që më dha është “Si ta shofësh, ashtu bëj”.