Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“Një muze për historinë tonë”, kryeministri Rama viziton Brindizin, ku 30 vite më parë zbarkuan 18 mijë shqiptarë, batuta me gazetaren: Kënaqësi që shikoj se jeni ende gjallë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e459d88821d9bc358e8d71455767b0e9

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar qytetin e Brindizit në Itali, ku 30 vite më parë zbarkuan 18 mijë shqiptarë.

Ai kërkoi nga kryebashkiaku i Brindizit që në këtë qytet të ngrihet një muze për nder të historisë së emigrantëve shqiptarë.

Ndërkohë ai kujtoi me nostalgji edhe median italiane “Antena Sud”, për të cilën tha  se ishte e vetmja që mund të shikonte në Shqipëri 30 vite më parë, ndërsa i tha gazetares se ishte kënaqësi që i shihte të ishin ende në transmetim.

“Mikrofoni “Antena Sud” më bën të kthehem 30 vite më parë, pasi ishte një ekran shumë i dashur, dhe ne shkonim në Vlorë sepse atje e kapte sinjalin. Është kënaqësi që ju shikoj që jeni ende gjallë. Kënaqësi që ju takoj.
Mbi të gjitha, faleminderit të gjithëve që jeni këtu dhe për këtë mikpritje të jashtëzakonshme dhe faleminderit kryetarit të bashkisë. Ajo që ndodhi atë ditë dhe reagimi i komunitetit është një shembull njerëzimi për të gjithë. Nuk e njihja historinë e medaljes, e dëgjova vetëm tani, dhe e di që nuk mund të marrim masa për të mbrojtur medaljet tona. Kjo histori nuk duhet lënë të harrohet sepse është një histori shumë e rëndësishme për fëmijët tanë, pasi nëse nuk do mbajnë mend atë që etërit e tyre kanë bërë, do të rrezikojnë të bëjnë gabime. Shpresoj që bashkia e Brindizit të kemi një shtëpi të vogël për të bërë një muze të vogël për nder të kësaj historie. Një muze që duhet ta shohin jo vetëm ata që banojn ënë këtë qytet, por edhe shumë vizitorë. Shqiptarët erdhën të uritur, por progresi i tyre erdhi duke u rritur, dhe më pas u futën në jetën e përditshme të vendit. Janë pothuajse 50 mijë ndërmarrje të vogla shqiptare në Itali dhe tashmë kanë arritur në një pikë tjetër. Di që nuk mund të marrim masa, por do doja të thoja këtu që ne duam që këtë datë 7 Mars ta kthejmë në një datë të një vizite të detyrueshme të qeverisë shqiptare në Brindizi për t’i shprehur mirënjohjen e përjetshme dhe për të mos lënë që kjo histori të harrohet.”, tha Rama ndër të tjera.

Screenshot_5.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img