Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Një mundësi origjinale për punë, të bëhesh Ambasador i Kamzës në BE

spot_img

Lajme të ngjashëm

Je i diplomuar në marrëdhënie ndërkombëtare dhe je njohës i mirë i një prej gjuhëve të vendeve të BE-së? Atëherë ke mundësinë e artë për t’u bërë ambasador… i Kamzës.

Është pikërisht kjo puna “origjinale” e ofruar nga Bashkia e Kamëz për personat e motivuar që jetojnë jashtë dhe kanë përvojë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Detyra kryesore e këtyre ambasadorëve do të jetë ‘binjakëzimi’ dhe promovimi i Kamzës në qytete të ndryshme të BE-së.

Gjithashtu, ambasadorët mund të kujdesen për organizimin e vizitave zyrtare dhe lehtësimin e procedurave administrative për studentë, biznesmenë etj.

Për të fituar këtë pune duhet të nxitoni, pasi vendet janë të limituara.

Deklarata e Bashkisë Kamëz:

Një ofertë “pune” origjinale: të bëhesh “Ambasador” i Kamzës në një nga qytetet e Bashkimit Evropian.

Bashkia e Kamzës kërkon persona të motivuar që jetojnë jashtë dhe janë njohës shumë të mirë të anglishtes, italishtes, frëngjishtes ose gjermanishtes. Ne jemi të interesuar për persona me përvojë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe me aftësi në promovimin e qytetit.

Duke filluar nga dhjetori i këtij viti, Bashkia e Kamzës do të kërkojë tre “Ambasadorë” që ta përfaqësojnë në qytete të ndryshme të BE-së dhe të ndihmojnë me promovimin e vlerave dhe traditave dhe mbi të gjitha të promovojnë mundësitë për investime në Kamëz.

Misioni i tyre do të jetë të nxisë binjakëzimet, të lehtësojë dhe të diversifikojë tregtinë ndërmjet këtyre qyteteve, të realizojë shkëmbimet mes institucioneve të Kamzës me ato të qytetit binjak. Ambasadorët e Kamzës do të mbështesin eksportin e produkteve vendase drejt tregjeve të huaja, si dhe do të jenë të angazhuar për një periudhë dyvjeçare mbi baza vullnetare.

Ambasadorët mund të kujdesen për organizimin e vizitave zyrtare dhe lehtësimin e procedurave administrative për studentë, biznesmenë etj.

Më shumë


spot_img









spot_img