Hapësire reklamuese

Rajoni

Një ministër doktor si Bujar Osmani, nis ditën me operacion dhe pastaj merr detyrën

Shkruar nga Newsbomb
Një ministër doktor si Bujar Osmani, nis ditën me operacion dhe

Nëse u habitët nga titulli, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Kjo është rutina e përditshme e ministrit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili mban titullin specialist kirurg në Kirurgji Digestive.

Këtë të premte, Osmani ka ndarë një fotografi nga salla e operacionit dhe më pas njofton dhe agjendën e ditës, me detyrën shtetërore.

"Fillova ditën në sallë të operimit, më vonë shënojmë 30 vjetorin e marrëdhënie diplomatike me Zvicrën, më pas në “10 min” në TV21 dhe për fund në Kumanovë në ngjarjen e madhe", shkruan ministri i Jashtë i Maqedonisë së Veriut, me këtë foto bashkë me stafin e tij.

Bujar Osmani ka qenë dhe më parë në kabinetet qeveritare në Shkup, si Ministër i Shëndetësisë, por e la detyrën dhe ju kthye profesionit të vet të doktorit, duke punuar në Spitalin e Shkupit, ndërkohë që mbante detyrën e zëdhënësit të BDI-së.

Në vitin 2020, Zoran Zaev vendosi që diplomacinë e Maqedonisë së Veriut ta drejtonte Bujar Osmani.

Ai cilësohet si një ndër krerët e diplomacisë më të përgatitur në Ballkanin Perëndimor dhe vetë kryeministri Edi Rama nuk është kursyer gjatë daljeve publike për të, kur është shprehur se do të ishte shumë i lumtur nëse Shqipëria do të kishte një kryediplomat si Bujar Osmani.

Gjatë drejtimit të Ministrisë së Jashtme nga ai, Maqedonia e Veriut ka kapërcyer shumë barriera që e pengonin në rrugën e integrimit, falë diplomacisë së Bujar Osmanit. Vite më parë, ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias vlerësoi publikisht Ali Ahmetin dhe zv.kryeministrin e kohës, Bujar Osmani, për arritjen e marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese