Kryeministri Edi Rama ka pritur pasditen e kësaj të enjteje presidentin e FIFA-s Gianni Infantino. Ai ndan disa foto nga takimi miqësor, ku të dy shihen duke qeshur teksa bisedojnë dhe shoqërohen dhe nga persona të tjerë.
“Me Presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, një mik i mirë që na nderon sot me vizitën e tij dhe të skuadrës së tij, ku shkëlqen prania e legjendës së Interit, Youri Djorkaeff”, shkruan kryeministri Edi Rama dhe ndan foto e mëposhtme.