Mbrëmja finale e “Këngës Magjike” filloi dhe emocionet e kësaj nate do të na shoqërojnë deri në momentin kur do të shpallet fituesi.
Shumë balada apo këngë ritmike edhe këtë vit kanë vjedhur zemrat e shqiptarëve dhe me padurim janë gozhduar përballë televizionit për të ndjekur artistin e tyre të preferuar.
Një natë me supriza dhe risi është paralajmëruar se do të ketë, ndryshe nga edicionet e mëparshme të festivalit.
Skena e Pallatit të Koncerteve do të mirëpresë 23 finalistët që do të ‘ndeshen’ për çmimin e madh.13 artistë shqiptarë dhe 10 të huaj, të rinj dhe të njohur do të votojnë njëri-tjetrin, do të votohen nga juria dhe publiku për të zgjedhur më të mirin në mesin e tyre.
Veç çmimit të madh, do të jepen çmime për muzikën më të mirë shqiptare, të huaj dhe për artistët e rinj më të mirë.