Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Një martir i gjallë”, Papa Françesku nderon kardinalin shqiptar Ernest Simoni

Shkruar nga Newsbomb

Në fund të Audiencës së përgjithshme të kësaj jave, Papa Françesku i la mënjanë shënimet  e përgatitura dhe ofroi një përshëndetje të pashkruar e të gjatë për një ndër vizitorët e tij.

Pasi foli për historinë e martirizimit kristian në Romën e Lashtë, Papa tha se sot gjithashtu, ka shumë martirë në të gjithë botën dhe ofroi një përshëndetje speciale për Kardinalin Ernest Simoni të cilin e përshkroi si një “martir të gjallë”.

28 vite i burgosur

I lindur në fshatin Troshani në Shqipërinë veriore në 1928, Ernest Simoni filloi studimet e veta laike brenda urdhërit Franceskan në moshën 10 vjecare. Në 1948, konventa franceskane ku ai qëndronte u mbyll nga agjentët e regjimit komunist, priftërinjtë u vranë dhe shërbyesit, motrat u larguan nga qendra. Pavarësisht kësaj Simoni vazhdoi studimet teologjike fshehurazi, dhe në mënyrë klandestine u bë Prift në 1956.

Në 1963, pas meshës së Krishtlindjeve, Simoni u arrestua dhe u burgos. Ai qëndroi në burg për 28 vite, duke u përballur me një qeli të vetme dhe për shumë vite me punë të rëndë.

Papa Francisko e takoi Simonin gjatë vizitës së tij në Shqipëri në 2014 dhe u përfshi nga lotët kur e dëgjoi të diskutonte për vuajtjet e tij. Pas vizitës së tij, ai vendosi të bëjë këtë prift të moshuar, një kardinal.

Papa Françesku me kardinalin Simoni pas Audiencës së Përgjithshme Papa Françesku me kardinalin Simoni pas Audiencës së Përgjithshme

Fjalët e Papës

Papa Francesko filloi përshëndetjen e tij për Kardinal Simonin me një referencë për shumë martirë kristianë të djegur përreth tyrenë Vatikan.

“Të gjithë kemi lexuar, kemi dëgjuar, histori për martirët e hershëm të Kishës” tha ai. “Edhe këtu, ku është Vatikani sot, ka një varrezë, dhe shumë janë ekzekutuar edhe këtu”.

“Por, edhe sot, theksoi Papa, ka shumë martirë në gjithë botën: shumë, ndoshta më shumë sesa në periudhat e fillimit. Janë shumë që persekutohen për shkak të besimit të tyre”.

Më pas ai prezantoi kardinalin Simoni, duke theksuar se ai “jetoi 28 vite në burg” si pasojë e persekutimit komunist të Kishës në Shqipëri, që në fakt, tha ai, mund të ketë qenë “më e tmerrshmja” në llojin e vet.

Kardinal Simoni ‘vazhdon të jetë dëshmitar” theksoi Papa. “Ai është tani 95 vjec dhe vazhdon të punojë për Kishën pa u dekurajuar asnjëherë”.

Pas lirimit të tij nga burgu në 1990, kardinal Simoni i fali burgosësit e vet dhe rimori shërbimet priftërore, me një fokus special në promovimin e pajtimit në Shqipërinë postkomuniste.

“Të dashur vëllezër” përfundoi Papa Francesko. “Ju falenderoj për dëshminë tuaj”.

Papa Françesku me kardinalin Simoni pas auditorit të përgjithshëm (VATICAN MEDIA Divisione Foto) Papa Françesku me kardinalin Simoni pas auditorit të përgjithshëm (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Ernest Simoni lindi në Troshan më 9 tetor 1928 në një familje katolike. Në moshën dhjetë vjeçare hyri ne Kolegjin Françeskan, ku qëndroi deri në vitin 1948 kur regjimi komunist i Enver Hoxhës mbylli manastiret gjatë një vale anti-fetare dhe persekutuese. Nga viti 1953 deri 1955 beri shërbimin ushtarak detyruar, pastaj më 7 prill 1956 u shugurua meshtar në moshën 28 vjeçare.

Më 24 dhjetor 1963 u arrestua nga forcat autoritare komuniste, sepse kishte celebruar meshë për shpirtin e Presidentit amerikan John Fitzgerald Kennedy. U dënua me vdekje, por ky dënim u ndërrua në burg dhe punë të rëndë për 25 vjet. Ai u lirua pas 18 vitesh.

Që prej viteve 90, ai ushtron shërbesën e tij priftërore në shumë fshatra katolike. Më 21 shator 2014, ai takoi Papa Franceskun gjatë apostolike dhe i dëshmoi vuajtjet dhe torturat e tij nën regjimin komunist. U bë kardinal së bashku me gjashtëmbëdhjetë prelatë të tjerë në 19 nëntor 2016 nga Papa Francesku nën titullin Santa Maria della Scala.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese