Hapësire reklamuese

Sporti

Një lokal i dedikuar ‘Crvena Zvezdës’ në mes të Tiranës, kush është pronari malazez që përkrah serbët në sfidën e sotme: Tifozët e ‘Yllit të Kuq’ janë fenomenalë, kualifikohemi ne (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Lokali ne tirane i dedikuar Crvena Zvezdes

Ditën e sotme do të luhet ndeshja Tirana – Crvena Zvezda, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të “Champios League”, por që mbart brenda saj një histori urrejtje të madhe, për shkak të “armiqësisë” që ka ekzistuar gjithmonë mes shqiptarëve dhe serbëve.

Një sfidë që do të ketë shumë emocione, jo vetëm për kualifikimin më tej, por edhe për të bërë krenarë jo vetë tifozët e Tiranës, por të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi e të gjitha trevave shqiptare.

Por edhe pse mund të duket e pabesueshme në tiranë ka edhe një lokal që është I mbushur me simbole të Crvena Zvezdës, i hapur nga një shtetas me origjinë malazeze.

Mile Dashiq është pronari I lokalit dhe një tifoz i madh i Crvena Zvezdës, i cili sot do të bëjë tifozllëk për ekipin serb, në një kohë që e gjithë Shqipëria është me sy e zemër te Tirana.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Crvena Zvezdës, Dashiq shprehet se bëson te kualifikimi i serbëve, ndërsa nuk harron të komplimentojë tifozërinë e “Yllit të Kuq”, për të cilët thotë se janë fenomenalë.

Ai tregon se dashurinë për Crvena Zvezdën dhe Serbinë ia ka trashëguar gjyshi i tij, ndërsa shton se muzika dhe sporti serb kanë qenë gjithmonë të ndjekura në familjen e tij që kurai ka qenë në moshë të vogël.

Pavarësisht bindjeve të tij në futboll dhe ekipit që ai simpatizon, Mile thotë që asnjëherë nuk ka qenë problem për të të bëjë tifozë me ekipin serb, pasi bashkëqytetarët nuk kanë patur asgjë kundër tij.

Epo ne shpresojmë që Mile të zhgënjehet sonte, e Tirana të bëjë krenarë të gjithë shqiptarët që do t’I ketë në mbështetje, e ndoshta Mile në turin e tretë të Champions-it  do të bindet të bëjë tifozllëk për shqiptarët.

540милета.jpg

Mile Dashiq

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll