Autoritetet në disa shtete të Europës dhe SHBA kanë paralajëmruar prindërit për një lojë të rrezikshme që po përhapet në Whatsapp dhe që shtyn adoleshentët drejt vetëvrasjes.
“Loja” në fjalë quhet “Momo” dhe është e ngjashme me “Balenën blu” përgjegjëse për vetëvrasjet e dhjetra fëmijëve në mbarë botën.
Nëse me Balenën blu fëmijët futeshin në një kurth psikologjik që i shynte të kalonin disa sfida derisa sfida e fundit konsistonte në kryerjen e vetëvrasjes, loja “Momo” përdor një tjetër metodë.
Adoleshentët kontaktohen nga një numër në aplikacionin e mesazheve Whatsapp, dhe më pas në adresë të tyre vijnë fotografi dhe video me përmbajtje të rëndë grafike.
Më pas fëmijët kërcënohen dhe mbahen nën presion derisa urdhërohen të kryejnë vetëvrasje.
Loja është përhapur në Francë, Belgjikë, Britaninë e Madhe, SHBA dhe disa shtete të tjera.
Sipas autoriteteve britanike, “Momo” është përgjegjës për vetërvrasjen e një vajze 12 vjeçare në Angli, e cila u vetëvar në oborrin e shtëpisë.
Kjo fotografi e frikshme përdoret nga personi/at që qëndrojnë pas “Momo”.