Situata e temperatuarve të larta dhe një kohë e gjatë pa rreshje tashmë ka kaluar nga një situatë e bezdisshmë në një shqetësim të vertetë.
Por mesa duket kjo gjendje nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë, pasi sipas meterologëve, parashikohet që 10-ditëshi i dytë dhe i tretë i gushtit të jenë respektivisht rreth 5°C dhe 3°C me te fresket, krahasuar me 10-diteshin e parë të gushtit 2017. Ndërkohë sa i përket sitauatës së reshjeve, priten kryesisht në 15-diteshin e dytë por sasi të pakta dhe jo në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, janë krijuar kushte për shira afat-shkurtër në zonat malore dhe një pjese ultësirës perëndimore në datat 8 – 9 – 10 gusht 2017. Fundjava tjetër sjell renie me të paktën 5ºC duke bërë që maksimumi në rang vendi të zbresë në 35ºC.