Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

“Një kukull me trup të mrekullueshëm ju pret”, detaje nga trafikimi i Amandës në Greqi; adoleshenti shqiptar e shfrytëzonte, greku e nxirrte në faqe s*ksi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Është zbuluar misteri i zhdukjes së 17-vjeçares shqiptare në Greqi, e quajtur Amanda.S. Sipas policisë fqinje, ajo ishte rrëmbyer nga një bashkëmoshatar i saj shqiptar, i cili dyshohet se e ka integruar atë drejt rrugës së prostitucionit. 

Mediat greke shkruajnë se shqiptari e detyronte të renë që të takonte burra të tjerë dhe të kryente marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Kontaktet arriheshin përmes faqeve të internetit dhe numrave telefonike. Bashkë me adoleshentin shqiptar, në pranga ka rënë dhe një shtetas grek, i cili ishte administratori i faqeve online të seksit.

Policia gjeti në internet “reklamën” e paraqitur nga e përditshmja ethnos.gr, në të cilën 17-vjeçarja u shfaq si 22-vjeçare nga Rumania me emrin “Eva”.

“Një kukull e vërtetë nga Rumania me një trup të mrekullueshëm ju vjen për t’ju ofruar bujarisht kënaqësinë e fundit. Mos u vono, merre”, shkruante reklama.

E reja është shpallur e zhdukur më 3 qershor, në zonën e Haidari. Policia mësoi për zhukjen një ditë më vonë dhe menjëherë nisi kërkimet, derisa bëri të mundur gjetjen e saj.

Më shumë

spot_img
spot_img