Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Një kryebashkiak në SPAK, banorët kallëzojnë Adriatik Memën dhe biznesmenin e gurores

Shkruar nga Newsbomb
Një kryebashkiak në SPAK, banorët kallëzojnë Adriatik

Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema është kallëzuar penalisht në SPAK nga banorët për lejimin e shkatërrimit të një parcele toke prej 5.3 ha, nga kompania "Topi - Eki" sh.p.k. dhe shtetasi Anesti Topi.

Adriatik Mema ai akuzohet  për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” dhe atë të "Shpërdorimit të detyrës".

Kryetari i Bashkisë së Skraparit akuzohet se ka favorizuar nëpërmjet mosveprimit Shoqërinë "Topi - Eki" sh.p.k. dhe shtetasin Anesti Topi, të cilët janë kallëzuar së bashku me kryebashkiakun, të zaptojë dhe shfrytëzojë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke në pronësi të Adriana Qevanit dhe Miranda Bakiasit.

Shoqëria në fjalë dhe pronari i saj Anesti Topi janë kallëzuar gjithashtu në Prokurorinë e Posaçme, bashkë me kryebashkiakun e Skraparit, për veprat penale “Korrupsioni aktiv  i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

"Rezulton se kallëzueset Adriana Qevani dhe Miranda Bakiasi janë trashëgimtare ligjore të të ndjerit Tefik Bektash Jaupaj. Me vendim të Gjykatës së Beratit është vërtetuar fakti juridik se prona e ndodhur në "Ara Kabullas" dhe "Ara Shkëmbi i Kuq" prej 5.3 hektarësh në Komunën Leshnje.

Kjo pasuri është zaptuar dhe po shfrytëzohet në mënyrë të kundraligjshme dhe të padrejtë nga të kallëzuarit shoqëria "Topi - Eki" sh.p.k. dhe shtetasi Anesti Topi, të cilët janë favorizuar nga institucionet ligjzbatuese por edhe nga ana e pushtetit vendor që është Bashkia Skrapar dhe kryetari Adriatik Mema", thuhet ndër të tjera në kallëzim.

Në tokën në fjalë, për të cilën është bërë dhe kallëzimi, kompania e drejtuar nga Anesti Topi ka ngritur një gurore dhe pretendohet se po e shfrytëzon sipërfaqen prej 5.3 hektarësh pa leje nga bashkia, duke cënuar jetën komunitare, natyrën dhe të drejtat pronësore të palëve.

Referuar dokumentit të publikuar nga Avokati Arben Llangozi, i kallëzuari kryebashkiaku socialist Adriatik Mema ka lejuar hapjen e gurores (e cila vepron si pikë mermeri) në shkelje të hapur të ligjit dhe pa një proces të ligjshëm.

[gallery columns="1" size="full" ids="777911,777905,777906,777907,777908,777909,777910"]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese