Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Një jetë plot vështirësi, e motra iu dedikua tërësisht Elvanës, sakrifikoi bursën e saj për të

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbas 3 vitesh larg nga intervistat televizive, Elvana Gjata mbrëmjen e djeshme bëri daljen e saj  të parë pas kësaj shkëputje të gjatë.

E shoqëruar nga motra, Migena, Elvana dhe ajo na treguan shumë të pathëna dhe zbuluan shumë histori nga jeta e tyre,.

Si të gjitha motrat e mëdha edhe Migena është kujdesur për Elvanën madje, madje ajo ka sakrifikuar për të edhe bursën prej 70 mijë lekësh të vjetra që merrte nga shkolla për ti bërë qejfin Elvanës dhe për t’ja plotesuar ato kapriçot e vogla fëminore.

“Nuk e kam sakrifikuar, e kam ndarë, si çdo gjë që ka qenë e imja e kam ndarë me motrën. Nuk do ta quaja sakrificë, por do ta quaja ndarje, sepse doja t’i bëja qejfin, motra e vogël, kishte teka. Jepej një lloj burse për studentët që dilnin me 10-ta dhe ishte një bursë 70 mijë lekë të vjetra. Këto ishin paratë e mia të xhepit, kafet në Akademinë e Arteve. Vinte Ela e vogla që ishte e fiksuar pas ëmbëlsirave dhe t’ju them nuk ka njeri që bën ëmbëlsirën më të mirë, përveç pjatave kryesore. Unë mezi e pres edhe për këtë”, është shprehur Migena Gjata.

Më tej ka treguar edhe Elvana se si ajo nuk kursehej kurrsesi me paratë e motrës së saj.

“Ishim ulur në kafene. Në fakt duhet ta themi që jemi rritur në një familje me plot sakrifica dhe jo çdoherë kishim mundësi. Ne me motrën dilnim në kafe dhe motra më thoshte ‘e dashur motra ime, sot kemi 2 mijë lekë për të shpenzuar së bashku dhe motra do të pijë një kafe në mënyrë që ti të marrësh një ëmbëlsirë dhe unë gëzohesha dhe thoja sa e mirë është kjo motra ime. Vinte kamarieri, çfarë do marrësh? Thoshtë motra do marr një kafe. Çfarë do marrësh ti motra e vogla? Unë do marr një xup, një picë dhe një kola. Dhe migena ishte, ok unë po e kthej atë kafen, do detyrohemi ta heqim dhe picën”, ka treguar Elvana Gjata duke qeshur në “Soiree”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img