Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një jetë mes vuajtjeve dhe burgut, ndahet nga jeta ish-kryetari i të përndjekurve, Kurt Kola

Shkruar nga Newsbomb
Një jetë mes vuajtjeve dhe burgut, ndahet nga jeta ish-kryetari i

Kurt Kola, ish-kryetari i të përndjekurve politikë, është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Lajmin e trishtë e jep djali i tij, Bilal Kola, i cili thotë se pas një muaj beteje me Covid, Kurt Kola arriti ta shërohej.

Por para 10 ditësh, ai ka pësuar kompilacion në mushkëri dhe sot ka mbyllur sytë në moshën 85 vjeçare. Kurt Kola dhe familja e tij ishin në pjesën e shqiptarëve që u persekutuan gjatë regjimit komunist në vend. Një pjesë të madhe të jetës e kaloi në burgje.

Njoftimi i djalit, për ndarjen nga jeta

"Me hidherim te thelle njoftoj ndarjen nga jeta sot ne oret e para te mengjezit te babait tone te dashur, Kurt Kola. Pas 1 beteje per rreth 1 muaji me Covid, Ai doli triumfator duke e mposhtur Covid kunder te gjithe gjasave (kishte rreth 2 muaj qe bente dialize, aorten e kishte te zmadhuar, pesoi trompoze ne kembe nga Covid). Rreth 1 muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditesh pesoi 1 komplikacion te rende ne mushkeri, qe rezuloi goditje fatale.

Eshte thuajse rregull perbashkues qe njerezit e zakonshem kane tendence te natyrshme dy procese ne jete: 1. Te minimizoje dhimbjet; 2. Te maksimalizoje kenaqesite.

Njerezit e jashtezakonshem fale konshiences se tyre te lartesuar, bejne perjashtim nga ky rregull. Ata gjithmone zgjedhin me koshience te bejne gjene e drejte, pavaresisht se kjo mund tu shkaktoje dhimbje!

Kurt Kola nuk eshte thjeshte 1 njeri i jashtezakonshem, por eshte individi me I JASHTEZAKONSHEM qe une njoh! Lamtumire babush, jam i sigurte qe Shpirti yt do prehet ne Parajse!

Homazhet mortore kryhen nga ora 16:00 e dites se sotme, deri ne oren 11:00 te Dielen, tek Salla Internacional, mbrapa Raifeissen Bank- Rr. Kavajes. Ceremonia mortore e varrimit kryhet diten e diele ne ora 11:00, Varrezat Sharre."

Jeta mes vuajtjeve dhe burgut

Kurt Kola ka lindur më 6 maj 1937 në Marcull, një fshat në afërsi të qytetit të Burrelit. Në vitin 1945, ai dhe familja e tij arrestohen dhe internohen nga Sigurimi për shkak se i ati, Bilal Kurti ishte pëfaqësues i lartë i partisë Lëvizja e Legalitetit dhe kishte strehuar e bashkëpunuar me misonarët ushtarakë Britanik. Në vitin 1945 kur ishte vetëm 8 vjeç ai u mor nga shkolla nga dy partizanë dhe u internua bashkë me familjen e tij të përbërë nga 13 persona.

Fillimisht ata i dërguan në Peshkopi dhe më pas në Berat kur u stehuan në kazermat e djegura prej luftës deri në prill të vitit 1949. Më pas ata u dërguan në Fabrikën e tullave në Tiranë, ndërsa disa të tjerë në Shijak. Po atë vit atë e dërguan në Kampin e Tepelenës deri në vitin 1954 kur dhe kampi u mbyll pas vdekjes së Stalinit kur Hrushov erdhi në pushtet dhe uli luftën e klasave, gjë e cila u transmetua edhe në Shqipëri.

Rreth moshës 15-16 vjeç ai arrestohet dhe dënohet në burgun e Gjirokastrës e cila ishte një galeri nëntokësore. Dënimet e tij ishin të vazhdueshme njëri pas tjetrit. Dënimi i fundit ishte më 20 tetor 1990 në Elbasan ku u dënua me 10 vjet por me rënien e sistemit ai fitoi lirin më 10 janar 1990. Më 10 mars 1991 ai shkon në Greqi i pajisur me kartën e refugjatit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, OKB ku dhe tentoi të shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti u rikthye në Shqipëri pas 1 viti pasi djali i tij studionte në gjimnaz. Për disa vite ai ka qenë kryetari i të burgosurve politik i zgjedhur me votë nga delegatë nga e gjithë Shqipëria Ai është dënuar sërish me 4 muaj burg sepse drejtoi grevën e urisë për ish të përndejkurit politik. Kurt Kola ka shkruar gjithashtu edhe dy libra "Ëndërra" burg dhe "Shqipëria Burg" në të cilat flet për kalvarin e tij nëpër burgje.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll