Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
2.1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Një javë nga vendimi për të, Presidenti Meta kërkon hetim disiplinor për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta kërkon hetim disiplinor për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Metës, gjyqtarët kanë bërë shkelje të rënda profesionale në gjykimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, ndaj KPA duhet të nisë për të hetim disiplinor.

Ajo që bie në sy është se hetimi që kërkohet nga Meta, vjen një javë para se Gjykata Kushtetuese të shprehet për shkarkimin e tij nga posti i Presidentit të Republikës. Seanca e parashikuar për më 18 janar, u shty në 1 shkurt sepse relatori i çështjes ishte me Covid.

Në shkresën e tij për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, presidenti Meta thotë se gjatë shqyrtimit të “30 qershorit”, janë shkelur rregullat procedurale për caktimin me short të relatorit të çështjes, duke krijuar dyshime të forta se fati i kësaj dosje ishte paracaktuar në favor të mazhorancës, që ka zgjedhur sipas Metës gjyqtarin kushtetues relator Fiona Papajorgji.

Presidenti thotë se Fiona Papajorgji, si relatore e çështjes, ka konsumuar shkelje të rënda profesionale, por dhe etike, që kanë favorizuar disa palë në gjykim, dhe që kanë cënuar të drejtat e disa palëve të tjera, veprime këto që kanë diskredituar pozitën dhe figurën e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.

Shkeljet që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë bërë, sipas Metës:

1) Janë shmangur/shkelur në mënyrë të pakontestueshme rregullat procedurale të parashikuara nga ligji, për caktimin me short të relatorit të çështjes, duke krijuar dyshime të forta se fati i kësaj dosje ishte paracaktuar në favor të organit të emërtesës dhe mazhorancës përfaqësuese që ka zgjedhur/emëruar gjyqtarin kushtetues relator (F.P);

2) Relatori i çështjes, përmes mos pasqyrimit të procesit vendimmarrës, si për administrimin e çështjes pa short, ashtu dhe për ndërtimin e pyetjeve drejtuar Komisionit të Venecias, ka konsumuar shkelje të rënda profesionale, por dhe etike, që kanë favorizuar disa palë në gjykim, dhe që kanë cenuar të drejtat e disa palëve të tjera, veprime këto që kanë diskredituar pozitën dhe figurën e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.

3) Këto veprime të relatorit të çështjes, krijojnë idenë se janë kryer jo vetëm për përfitime të padrejta (në rastin konkret në formën e një kthimi të “shpërblimit” për organin e emërtesës që e ka zgjedhur), por edhe i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm palëve pjesëmarrëse në gjykim, të cilëve u është mohuar e drejta për të marrë përgjigje për pyetjet e ngritura për Komisionin e Venecias, me impakt direkt edhe në mënyrën se si Gjykata Kushtetuese do të orientonte më pas zgjidhjen e çështjes tëparaqitur para saj për shqyrtim. Mos dërgimi i pyetjeve të palëve në Komisionin e Venecias, veç të tjerash bie në kundërshtim me vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës Kushtetuese të datës 23.6.2021.

4) Këto veprime të relatorit të çështjes, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë kryer në kushtet e papajtueshmërisë së tij, dhe duke paraqitur faktet në mënyrë të shtrembëruar në shkresën e nxjerrë drejtuar Komisionit të Venecias.

Ilir Meta ngre dyshime se, sipas tij, në këto veprime mund të jenë përfshirë dhe gjyqtarë të tjerë.

“Veprimet e sipër evidentuara të Relatorit të çështjes, ku mund të jenë përfshirë dhe gjyqtarë të tjerë, për interesa që nuk përkojnë me ato të popullit shqiptar, bënë që Gjykata Kushtetuese të vijonte më pas me një vendim ku ajo hoqi dorë nga ushtrimi i funksionit të saj sublim dhe kjo Gjykatë të shpallte veten jo kompetente, për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve, parimeve dhe vlerave më të larta tona shoqërore e morale mbi të cilat ne si shqiptarë kemi vendosur të ndërtojmë jetën tonë, në një shoqëri me demokraci funksionale”, vijon presidenti.  

Kërkesa e plotë e presidentit Meta by Newsbomb Albania on Scribd

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img