Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Një javë nga shembja, forcat e shpëtimit në luftë me kohën, rritet numri i personave të vdekur në ndërtesën shumëkatëshe

spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër trupa të tjerë të pajetë u gjendën nën rrënojat e një ndërtese që u shemb në Miami duke e çuar numrin e të vdekurve në 16.

Që prej momentit të shembjes së ndërtesës ditën e enjte, deri më tani askush nuk është nxjerrë i gjallë nga rrënojat dhe 147 persona vijojnë të mbeten të zhdukur.

Kryetari i qytetit, Daniela Levin Kava, tha se ende kanë shpresë së dikush do të jetë gjallë poshtë betonit.

“Ne besojmë se ka të mbijetuar. Po bëjmë gjithçka në fuqinë tone, jemi në luftë me kohën”, tha ai.

Ekspertët ende po hetojnë se çfarë shkaktoi shëmbjen e ndërtesës shumëkatëshe një javë më parë, por vëmendja është përqendruar në dëmtimet strukturore të renditura në raportin e inxhinierëve nga viti 2008.

Në atë raport, inxhinierët përcaktuan dëmtime të konsiderueshme strukturore rreth pishinës në ndërtesë dhe përkeqësimin e çimentos në garazhin nëntokësor.

Ndërtesa dymbëdhjetë katëshe është ndërtuar në vitin 1981 dhe kishte 130 apartamente.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img