Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një javë më parë u krye ndërhyrja e parë kirurgjikale, 14 mjekë turq dhe 20 infermierë shqiptarë bashkohen stafit të Spitalit Memorial Fier

Shkruar nga Newsbomb
Një javë më parë u krye ndërhyrja e parë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se stafi i Spitalit Memorial të Fierit është zgjeruar tashmë, pasi i janë bashkuar 14 mjekë e infermierë turq dhe 20 infermierë shqiptarë.

Manastirliu shprehet se skuadra e përbashkët shqiptaro-turke do të jetë në dizpozicion dhe në shërbim të qytetarëve të jugut, në një spital modern dhe me standard bashkëkohore.

“Edhe 14 mjekë dhe infermierë turq dhe 20 infermierë shqiptarë sapo i janë bashkuar super ekipit të Spitalit Memorial të Fierit .127 mjekë dhe infermierë të skuadrës së përbashkët shqiptaro-turke tashmë janë në shërbim të qytetarëve të rajonit të #jugut të vendit, në një spital ultra modern, me shërbim të standardeve bashkëkohore”, shkruan Manastirliu. 

Ndërsa një javë më pare, Spitali Rajonal Memorial Fier kreu ndërhyrjen e parë kirurgjikale me një staf mjekësh shqiptaro-turk.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll