Rreth 600 pelikanë kaçurel ngordhën masivisht një javë më parë në Liqenin e Prespës.
Alarmin e dhanë ekspertët grekë, të cilët monitoronin koloninë e pelikanëve dalmat në këtë zonë. Përmes një letre drejtuar kolegëve shqiptarë ata njoftuan se nga mesi i muajit shkurt nga një koloni me rreth 1000 pelikanë, 600 prej tyre ngordhën për shkak të gripit të shpendëve.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, më shumë se 400,000 pula kanë ngordhur në tre pulari të mëdha të vendit tonë. Fillimisht u dyshua për gripin e shpendëve, por Ministria e Bujqësisë e mohoi një gjë të tillë.
Në një reagim nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, thuhet se “nuk ka asnjë rast të pranisë së influencës aviare (gripi i shpendëve) në Shqipëri deri më tani”.
Edhe autoritetet në Maqedoninë e Veriut, pas ngordhjes masive të pelikanëve dhanë alarmin në shtetet fqinje, që mund të rrezikohen nga përhapja e virusit, për shkak të shpendëve shtegtarë.
Dyshimet janë se sëmundja që ka shkaktuar ngordhjen masive të pulave është “laringotrakeit infektiv”, megjithëse në shumicën e rasteve ka deri në 10-20% vdekshmëri, ndonjëherë mund të arrijë deri në 70%.