Hapësire reklamuese

Aktualitet

Një i vrarë gabimisht dhe 4 të plagosur në "Don Bosko", Kasandër Noga e porositi atentatin nga burgu në Belgjikë!

Shkruar nga Newsbomb

Kasandër Noga rezulton se është personi që ka paguar dhe porositur një atentat të ndodhur dy vite më parë në zonën e "Don Boskos" në Tiranë, ku u vra gabimisht shtetasi Erion Çela dhe janë plagosur shtetasit Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.

kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj ka deklaruar se nga tërësia e veprime të thelluara hetimore, vlerësimit të fakteve dhe provave të siguruara, deklarimet, provave shkresore, të dhënave në ekzekutim të letërporosive nga autoritet belge, porositës rezulton Kasandër Noga.

Edhe përse ndodhet në burg në Belgjikë, ai ka paguar shtetasin Kevin Zeneli (Suçi), me qëllim vrasjen e shtetasit Geron Hasanbelliu, dhe 2 nipave të tij për shkak të një hasmërie të vjetër, që shtetasi Kasandër Noga ka prej disa vitesh me vëllëzerit Eerion Hasanbelliu, alias M. R. dhe Geron Hasanbelliu.

Kasander Noga, aktualisht ne burg ne Belgjike Kasander Noga, aktualisht ne burg ne Belgjike

Shtetasi Kevin Zeneli (Suçi) dhe Ilirian Feçi, në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë kryer veprime konktrete, takime dhe biseda, janë interesuar për lëvizjet dhe kanë vëzhguar për disa muaj intinerain e mundshëm të lëvizjeve, kanë siguruar mjetet dhe armët, më qëllim vrasjen e shtetasit Geron Hasanbelliu, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Nga deklarimet e vëllezërve Beqiraj, Indrit dhe Gentian Beqiraj që janë sot të penduar, rezulton se megjithëse fillimisht ata kanë marrë përsipër kryerjen e vrasjes dhe kanë kryer veprime konkrete, pas disa kohësh janë tërhequr nga frika.

Për gjetjen dhe vrasjen e shtetasit Geron Hasanbelliu dhe nipave të tij, shtetasit Kasandër Noga dhe Kevin Zeneli (Suçi) kanë kontaktuar persona të tjerë të pa identifikuar deri tani.

Lokali ku ndodhi atentati dhe viktima, Erion Çela

Gjithashtu, nga deklarimet e vëllezërëve Beqiraj, ka rezultuar se më datë 04.01.2022, shtetasi Kevin Zeneli (Suçi), në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ende të pa indentifikuar, si porosi e shtetasit Kasandër Noga, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë shtetasin Geron Hasanbelliu, por autorët kanë ngatërruar objektiv dhe si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen shtetasi Erion Çela dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Lexo edhe: Zbardhet atentati në “Don Bosko”, u vra Erion Çela dhe u plagosën 4 të tjerë

Gjithashtu, nga provat e mbledhura deri tani dyshohet se shtetasi Kevin Zeneli (Suçi) dhe personat e tjerë, janë ndihmuar nga shtetasi Roland Ahmetsulaj, i cili ka një njësi shërbimi që merret me riparim automjetesh, shërbim karrotreci, shit – blerje automjetesh etj. Nga analiza e të dhënave telefonike rezulton se ky shtetas, ditën e ngjarjes ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, dhe ka komunikuar me shtetasin Kevin Zeneli (Suçi).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese