Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Një i dënuar lajmëroi familjen që të fshihej kur dëgjoi për Hutrën”, gazetarja zbulon detaje: Si shpëtoi nëna e Vladimir Kurtit kur iu vra e bija

Shkruar nga Newsbomb
“Një i dënuar lajmëroi familjen që të fshihej kur

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me masakrën që ndodhi ditën e sotme në Tiranë, ku Dan Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera.

Ajo zbuloi gjatë emisionit “Open” se nëna e Valdimir Kurtit, të dënuarit me të cilin Hutra kishte pasur konflikte, ka shpëtuar sepse kur 40 vjeçari vrau të bijën Etlevën, ajo ndodhej në kopshtin e banesës duke punuar tokën.

Lala tregoi më tej një tjetër detaj, duke thënë se një i dënuar në burgun ku ndodhej Vladimir Kurti dhe që kishte pasur po ashtu konflikte me Hutrën, kishte lajmëruar familjen e tij për t’u larguar nga banesa dhe për t’u fshehur, nga frika se Hutra mund të hakmerrej.

Vladimir Kurti kur dëgjoi emrin e autorit të dyshuar ishte vënë në lëvizje dhe telefononte motrën. Kur Hutra ka shkuar në zonën e banesës ka pyetur një banore për shtëpinë e Kurtit. Nëna ka shpëtuar sepse ka qenë në kopsht duke prashitur bimët. Ishte fati I saj që autori ishte larguar.

Një i dënuar tjetër, familja e tij u ngujua për orë me radhë sepse kishte dyshime për shkak se kishin konflikte në burg. Ishte një masakër.

Ish bashkëjetuesja e tij ka sjellë në jetë vajzën e tij para 4 muajsh. Të gjitha institucionet shtetërore kanë qenë në gjumë.

2 fëmijë kanë qenë pranë skenës së krimit në Paskuqan dhe e kanë parë atë. Nga informacionet që kam atij i është dhënë ndihmë me psikologë. Fëmija 3 vjecc mund ta fiksojë, ndërsa fëmija tjetër jo pasi është më i vogël”, tha gazetarja Lala.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese