Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Një homoseksual në krye të Syriza, Stefanos Kasselakis drejton partinë më të madhe opozitare në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
Një homoseksual në krye të Syriza, Stefanos Kasselakis drejton

Stefanos Kasselakis, i cili u zgjodh në krye të Syriza, ka nxitur polemika të mëdha në Greqi. Tashmë 35-vjeçari greko-amerikan do të drejtojë partia më e madhe e opozitës greke.

Ai kryesoi garën duke marrë rreth 60% të votave përballë kundërshtares së tij, ish-ministres së punës Efi Açsioglou. Kasselakis është një homoseksual i deklaruar, i martuar me një infermier që nga viti 2019, dhe zyrtarisht bëhet i pari politikan që mban një post kaq të lartë në politikën greke.

Në një deklaratë ai tha se “populli grek është gati të ketë një kryeministër që është i aftë, i pakorruptueshëm, i padëmtuar dhe që ndodh të jetë homoseksual”.

Pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Amerikë, madje ka eksperiencë edhe si vullnetar në fushatën e Presidentit Joe Biden. Kasselakis nuk ka përvojë të gjatë në politikë, mirëpo e pret një rrugë e vështirë për të ringritur partinë më të madhe opozitare në shtetin fqinj.

Ai zëvendëson ish-kryeministrin Alexis Tsipras, i cili dha dorëheqjen si kreu i Syriza në qershor pas performancës së dobët elektorale të partisë. Tsipras e udhëhoqi Syrizën drejt fitores në zgjedhjet e 2015-ës dhe qeverisi përmes krizës së trazuar financiare derisa u rrëzua nga Mitsotakis në zgjedhjet e përgjithshme të 2019-ës, por mbeti lider i partisë deri këtë verë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese