Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
38 %
4.1kmh
0 %
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
1 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

“Një histori suksesi, të gjithë duhet të shohin se çfarë është bërë në Ujësjellësin e Belshit”, Balluku duartroket punën për impiantin (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një rast suksesi. Kështu e ka konsideruar ministrja e infrastrukturës dhe energjetikës Belinda Balluku gjithë punën që është bërë për Ujesjellësin e Belshit, që jo vetëm nga pikëpamja infrastrukturore dhe organizative sjell risi, por edhe për shkak të pavarësisë energjetike të tij.

Ministrja, e shoqëruar nga drejtori i AKUM Klevis Jahaj ka shkuar sot të shikojë nga afër punën që është bërë në këtë strukturë. Dhe pas vlerësimit për përmirësimin e shërbimit, parku fotovoltaik që është ngritur në këtë vepër, është një gjetje më vete.

“Ujësjellësi i Belshit, jo vetëm një model për t’u ndjekur për shkak të investimit  për përmirësimin e shërbimit, nga depozitat ujëmbledhëse e deri tek matësat inteligjent, por edhe për pavarësinë energjitike, e cila do të ofrohet nga parku fotovaltaik prej 1MWH” shkruan ministrja në rrjetet sociale duke ndarë edhe fotot nga inspektimi.

Qeveria ka vendosur për një reformë të madhe në sektorin e ujit duke ngritur një strukturë të posaçme AKUM, e cila do të marrë në menaxhim gjithë ujesjellësat e ku parashikohet reformim total. Shumica e bashkive në vend i janë bashkuar këtij projekti ambicioz të qeverisë për të nxjerrë ujesjellësat nga vështirësitë që kanë pasur në investime, mbledhjen e borxheve, mungesën e pagesave të energjisë elektrike, apo punësimeve pa kriter. Deri tani, jashtë këtij projekti kanë mbetur vetëm tre bashki të mëdha, Vlora, Tirana dhe Shkodra që presin ti bashkohen projektit në një kohë të dytë.

Më shumë


spot_img









spot_img