Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Një guximtar në qeverinë evropiane të futbollit

Shkruar nga Newsbomb
Një guximtar në qeverinë evropiane të futbollit

Asgjë nuk vjen rastësisht. Por mbështetja e madhe, 45 vota nga 55 shtete anëtare, i renditur i pari në listën e të votuarve, e vunë në qendër të vëmendjes së futbollit evropian presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. 4 vitet e kaluara, kishin pasur vështirësitë e tyre në vendimet e UEFA. Por Duka, kishte mbajtur profilin miqësor, të gjendshëm, një bashkëbisedues i jashtëzakonshëm e interlokutor në shumë raste.

Nga Retin Toka

“Hello my friend”, ishte shprehja më e zakonshme që dëgjohej në darkën Gala organizuar nga UEFA në Convento de Beato, në Lisbonë. Ishin përshëndetjet që i drejtoheshin presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Aty nuk kishte luks të tepruar për një organizatë aq të madhe si UEFA.

Të gjithë delegacionet transportoheshin me furgona e autobuzë nga hotel Corinthia, drejt vendit ku UEFA shtroi darkën zyrtare për delegacionet. Një vend i magjishëm që daton që në shekullin e 16-të, dhe madhështia, me salla gjigande e mure të larta fshihnin një lloj misticizmi. Në të kaluarën kishte shërbyer si një Konventë për murgjit, e në kohët e tanishme, vendi ishte kthyer totalisht për pritje zyrtare luksoze.

I klasifikuar si “Godinë e mbrojtur për interes publik” që nga viti 1989, ka shërbyer si vendpritje për shumë delegacione ndërkombëtare. Që aty, (por jo vetëm) nisi një rrugëtim i sigurt. Thjesht, në mendjen e delegacionit shqiptar ishte marrja e më shumë votave sesa katër vite më parë. A do ta besonin Shqipërinë vendet anëtare të UEFA?

Që në krye të herës, nën ritmet e muzikës portugeze përzgjedhur nga një bandë muzike të vendit, presidenti i federatës qipriote George Koumas, njëherësh anëtar i Këshillit të FIFA tregon sadisfaksionin e vet, merr nga krahët presidentin Duka dhe të dy, improvizojnë një kërcënim duke e kthyer skenën në një vend duartrokitjesh plot hilaritet nga të pranishmit.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Prill dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese