Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Një grup të rinjsh po rrihnin një puntor afrikan”, akademikja shqiptare tregon si e njohur Giorgia Melonin

Shkruar nga Newsbomb
“Një grup të rinjsh po rrihnin një puntor afrikan”,

Akademikja shqiptare Lea Ypi tregon mënyrën sesi e ka njohur Giorgia Melonin, kryeministrjen e ardhshme të Italisë.

Ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se vite më parë në Romë ka parë një grup të rinjsh që dhunonin një të puntor afrikan sepse nuk ndaloi kur iu dha urdhëri.

Ypi thotë se ata ishin aktivistë të Azione Giovani, krahu rinor i Alleanza Nazionale që kishte presidente Giorgia Meloni, kryeministrja e Italisë.

“Shumë vite më parë në Romë, afër Villa Borghese, pashë një grup të rinjsh që rrahën një punëtor afrikan sepse ai nuk u ndal kur e urdhëruan. Ata ishin aktivistë të Azione Giovani, krahu rinor i Alleanza Nazionale. Presidenti i tyre ishte Giorgia Meloni, kryeministër i ardhshëm italian” shkruan ajo në postimin e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu