Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një gjuetar goli si Jasir Asani

Shkruar nga Newsbomb
Një gjuetar goli si Jasir Asani

Nga RETIN TOKA

Kisha folur rregullisht me të. Pas largimit nga Shqipëria, bisedonim shpesh, ndër të paktët që ruan thjeshtësinë njëjtë si në vendin tonë. Para ndeshjes me Poloninë e pata paralajmëruar se do të shënonte dhe vetëm ashtu siç di ai. Ishte disi i emocionuar: “Kismet vllaçko. Inshallah, n’shpresë të Zotit”. Nuk donte të kalonte në eufori. Mbrëmja e së dielës erdhi shpejt. Zbriti në fushë si titullar dhe po markohej mirë fillimisht nga Polonia. Një moment u harrua dhe e majta e tij e hidhur shkundi rrjetën prej 25 metrash të portierit kundërshtar.

22 mijë zemra u “ngritën peshë”. Mbrëmja ishte e tij. Jasir Asani kishte bërë për vete të madh e të vogël, ku bashkë me Mirlind Dakun përfunduan më shumë se gjysmën e autostradës për Gjermani. Pas ndeshjes me Poloninë, Jasiri kishte ndërruar numrin e telefonit. Çdokush donte, qoftë edhe një përshëndetje nga ai. “U lodha bre vlla. Më marrin soje gazetarësh, s’i kam njoft kurrë. Thirrëm te ky numri i ri”. Më tregoi kontaktin e ri korean. Edhe pse shqipja e tij nuk është e pastër, biseda me të rrodhi lirshëm për revistën Newsbomb dhe pa e kuptuar kohën që kalonte.

Sot të gjithë e njohin dhe e kanë parë si një futbollist që na kujton Arjen Robenin, por sa shumë peripeci, sa shumë vështirësi ka kaluar ky djalosh nga Shkupi. Asnjëherë nuk u dorëzua, përkundrazi pasioni për futbollin e shtyu gjithmonë më para. Kishte besim te aftësitë e tij dhe koha ia vërtetoi se paska pasur të drejtë. Është në “gojë” të Europës, është si “lokomotivë” në fazën sulmuese të kombëtares shqiptare. Jasir Asani u lind në një fshat të vogël të Shkupit, në Batincë. Talenti në futboll u dallua që në moshë të vogël. Babai, Fadili e kishte ëndërr që ta shihte një ditë si profesionist të birin e tij. Mundësitë ekonomike e privonin.

Dëshira ishte e madhe. Vetë ai kishte provuar të bëhej futbollist, por ishte detyruar të punonte në moshë të vogël. Kësisoj, ëndrrën e la në sirtar, që ta hapte i biri i tij. Shumë ulje-ngritje, por ishte aty si mbështetja më e madhe. Rrëfimi i këtij djaloshi që tanimë po jeton të 28-tat tregon se me punë dhe sakrificë asgjë nuk është e pamundur. “Kurrë mos hiq dorë për atë që ke le”, një mesazh nga ai që merr vlerë kur dëgjon për herë të parë historinë e jetës së tij. FËMIJËRIA Në shtëpi punonte vetëm babai. Rroga ishte minimale. Baza materiale për t’u siguruar për të ishte e vështirë. Fadili përpiqej jashtëzakonisht shumë. Një ditë u kthye në shtëpi nga puna. I palëkundur drejtohet nga i biri.....

Lexo edhe: Revista Newsbomb.al vjen me numrin e ri, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Ja artikujt që do të lexoni

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetepestë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Shtator dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed