Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Një festë që përfundon në grindje të madhe! Çfarë të papritura ndodhin në episodin e tretë të $NOB?

Shkruar nga Newsbomb
Një festë që përfundon në grindje të madhe!

Mbrëmjen e kësaj të diele transmetohet episodi 3, sezoni 1 i serialit “SNOB” krijuar nga Dalina Buzi me regji të Redi Trenit.

Gjatë dy episodeve premierë të transmetuara jemi njohur me disa të rinj që bëhen bashkë brenda një vile gjatë karantinës, ku shpaloset haptazi hendeku i madh midis të varfërve dhe të pasurve.

Një festë planifikohet aty për aty nga djali i pronarit të vilës, Bojkeni, i cili luhet nga aktori Brarend Akçiu, që duket i pashqetësuar ndonëse dy njerëz nga rruga shfaqen nga hiçi dhe krejt rastësisht në shtëpinë e tij. Pse Tesa dhe Sara janë në atë shtëpi? Çfarë po kërkojnë ato të dyja? Janë këto pyetjet e para që lindin gjatë episodit 1 dhe 2 duke krijuar efektin suspancë.

Mesa duket gjithçka nis si festë, e cila nuk përfundon ashtu, por në një grindje të madhe, ku dalin në pah shumë intriga, gënjeshtra dhe pasiguri.

Shumë konflikte dalin në sipërfaqe që në episodin e parë. Kush po fsheh çfarë? A janë ata vërtet aq të pafajshëm? Apo deri në atë pikë sa nuk cënohen interesat e tyre?

Ndërsa gjatë trailerit të episodit të tretë që kemi parë gjërëisht në rrjete sociale, tek faqja zyrtare e Instagramit të SNOB-it shohim  Kristelën dhe Francin të tensionuar në pyll, të shqetësuar në kërkim të diçkaje.

Xhesika dhe Tesa përfundojnë bashkë në një makinë, por të plagosura. Po si vallë ato të dyja u bënë bashkë? Çfrarë i lidh me njëra-tjetrën? Në ç'telashe janë futur vajzat?

Nga ana tjetër, Joani diçka zbulon dhe shpërthen në lot, ndërkohë që të vetmit që duket se po shijojnë momentin dhe mesa duket fillimin e një romance janë Bojkeni dhe Sara, të veçuar nga gjithë pjesa tjetër.

Ndryshe nga dy episode e para të SNOB, në episodin e tretë dalin në skenë personazhë të rinj që flasin për pazare, biznese dhe punë të ndërlikuara që lidhen me jetën e të rinjve. Kush janë ata?

Shumë të papritura shfaqen të dielën në episodin e tretë të SNOB, ora 20:00 në ekranin e Top Channel.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese