Hapësire reklamuese

Bota

“Një festë e anuluar, më mirë se një jetë e humbur”, OBSH kërkon anulimin e udhëtimeve për Krishtlindje për shkak të "Omicron"

Shkruar nga Newsbomb
“Një festë e anuluar, më mirë se një jetë e

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar njerëzve që të anulojnë disa nga planet e tyre të pushimeve për të mbrojtur shëndetin publik pasi varianti Omicron përhapet globalisht.

“Një festë apo udhëtim i anuluar është më e mirë se një jetë e anuluar”, tha kreu i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke shtuar se duhet të merren “vendime të vështira”.

Ai tha se duhet pasur shumë kujdes pasi Omicron po përhapet shumë më shpejt se varianti Delta.

Një numër vendesh - përfshirë Francën dhe Gjermaninë - kanë shtrënguar kufizimet e Covid dhe kanë vendosur kufizime të udhëtimit në përpjekje për të ndaluar përhapjen e variantit të ri. Holanda ka vendosur një bllokim të rreptë gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll