Inxhinieri Baftjar Imeri ka fituar bindshëm me 109 vota, Primaret për Bashkinë e Tepelenës. Imeri do të sfidojë kryetarin aktual të Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçin, në zgjedhjet e 14 Majit.
Imeri ishte përballë stomatologut të njohur, Hysni Kasëmi, i cili në këto zgjedhje arriti të siguronte vetëm 71 vota.
Baftjar Imeri prej vitesh jeton në Kanada dhe u kthye për të kandiduar në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tepelenës.
Imeri u lind dhe u rrit në qytetin e Tepelenës. Ai studioi për inxhinieri mekanikë në Universitetin e Tiranës dhe prej vitesh jeton në Vankuver në Kanada.
Të gjithë e njohin si një patriot dhe një dashamirës i traditave tepelenase.