Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Një edukatore pozitive me COVID-19, iu mat temperatura dhe nuk u lejua të hynte në Çerdhen 11

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga 50 rastet e reja të konfirmuara sot me COVID-19 është identifikuar edhe një punonjëse e çerdhes nr.11 në Tiranës.

Mësohet se në datën 12 Qershor, ditën e premte, në momentin e paraqitjes në punë, sipas protokollit të zbatimit për masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, është konstatuar me temperaturë një punonjëse e çerdhes nr.11.

Kjo punonjëse nuk është pranuar në ambientet e punës dhe është karantinuar në banesën e saj, duke mos krijuar kontakt me fëmijët apo me stafin e çerdhes. Pas raportimit të rastit është bërë dhe tamponi, që është konfirmuar pozitiv.

Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve është në pritje të vënies në dijeni në mënyrë institucionale nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor Vendor i cili bën dhe konstatimin. Gjithashtu do të jetë edhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor që do të marrë një vendim për ecurinë e procesit, i cili vë në dijeni Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve për masat që duhen marrë.

Më shumë




spot_img








spot_img