Hapësire reklamuese

Aktualitet

Një duzinë hebrenjsh u mblodhën në Tiranë për të kremtuar festën e shenjtë, nga Izraeli erdhi Kryerabini Kaplan (PAMJET)

Shkruar nga Newsbomb

Me një lutje të gjatë prej 26 orësh, pa lëvizur prej sallës ku ishin mbledhur, pa ngrënë e pa pirë për 26 orë, dhe vetëm duke kënduar lutje, një komunitet I vogël hebrenjsh, prej një duzine njerëzish u mblodhën në sallën e nëntokës në hotel Classic për të festuar festën e shenjtë hebreje Yom Kippur, raporton newsbomb.al.

Vetë kryerabini i Shqipërisë Yoel Kaplan kishte udhëtuar nga Izraeli për të mbërritur në Shqipëri e për të respektuar këtë komunitet që ndoqi ritualet. Në këtë mbledhje në Tiranë kishte ardhur edhe përfaqësuesi i komunitetit hebre të Kosovës.

Djem, vajza e gra dhe fëmijë këndonin lutjet në gjuhën hebraike, jo në sytë e njerëzve, por me njëri tjetrin. Kryerabini Kaplan, ishte entuziast për këtë komunitet, kërceu e këndoi me ta, edhe pse nuk ishin të shumtë në numër.

Yom Kippur është dita e shenjtë e vitit për judaismin. Këtë vit, filloi të mërkurën në mbrëmjen e 15 shtatorit dhe përfundoi mbrëmjen e 16 shtatorit. Kjo është dita ku falen mëkatet sipas traditës së kësaj feste. Ndaj dhe komuniteti hebre në Tiranë u mblodh. Edhe pse pak vetë, për shkak të historisë së mbrojtjes së hebrenjve nga shqiptarët, gjatë Luftës së Dytë Botërore, duket se kryerabini i Shqipërisë e ndjen për detyrim, qoftë edhe nga Zoti, të vijë të kremtojë në Shqipëri këtë festë. /newsbomb.al/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu