Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Një dozë edhe për ta, Rusia prodhon vaksinën anti-Covid për kafshët

Shkruar nga Newsbomb
Një dozë edhe për ta, Rusia prodhon vaksinën anti-Covid

Rusia ka prodhuar vaksinën kundër covid-19 për kafshët, duke u bërë kështu vendi i parë në botë.

Deri më tani Rusia ka prodhuar tre vaksina të Covid-19 për njerëzit më e njohura prej të cilave është Sputinik V.

Moska gjithashtu ka dhënë miratim urgjent për dy vaksina të tjera, EpiVacCorona dhe CoviVac.

Sipas autoriteteve mbikëqyrëse vaksina për kafshët është krijuar nga një njësi e Rosselkhoznadzor dhe është emëruar Carnivac-Cov.

“Provat klinike Carnivac-Cov, të cilat filluan tetorin e kaluar, përfshinin qen, mace, dhelpra dhe kafshë të tjera. Rezultatet e provave klinike na lejojnë të konkludojmë se vaksina është e padëmshme për kafshët dhe ka një përgjigje të lartë imune, me antitrupa anti-koronavirus në rritje në 100% të rasteve,” - tha Konstantin Savenkov, zëvendës drejtor i autoritetit mbikëqyrës.

Imuniteti mësohet se zgjat për gjatë muaj pas vaksinimit, megjithëse shkencëtarët janë duke analizuar përsëri këtë fakt.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll