Hapësire reklamuese

Aktualitet

Një ditë pasi plagosën pronarin, FNSH dhe Shqiponjat i vihen pas të riut me motorr në Sarandë: Po bënte veprime të dyshimta, do digjte me benzinë Club ORANGE

Shkruar nga Newsbomb
Një ditë pasi plagosën pronarin, FNSH dhe Shqiponjat i vihen pas

Luan Obznova, një 32 vjeçar me banim në Sarandë është arrestuar në kushtet e flagrancës nga FNSH-ja dhe Shqiponjat pasi po ecte me motorr në qytetin bregdetar dhe bënte lëvizje të dyshimta.

I riu ka ndaluar përballë Clubit ORANGE në pronësi të Spiro Iljadhit dhe ka tentuar t’i vërë flakën me benzinë, shkruan newsbomb.al. Në momentin që ky shtetas ka vënë re patrullën ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur.

Luan Obznova akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë, ndërsa rezulton se është dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kujtojmë se në orët e parë të mëngjesit të djeshëm, Saranda u alarmua nga të shtëna me breshëri armësh. Vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi, bashkë me shokun e tyre Redjan Hadëri qëlluan me breshëri drejt Club “ORANGE”; i plagosur mbeti pronari Spiro Iljadhi dhe një turist nga Tirana, me shtetësi shqiptaro-amerikane.

Lexo edhe: Zbardhet motivi i plagosjes në Sarandë: Tre tepelensit u kthyen dhe bën “shoshë me plumba” ORANGE-n, pronari doli të shikonte

Sarandë/ Informacion paraprak

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me Forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe FNSH, në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e qytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në lagjen Nr. 1, nga patrulla e Qarkullimit Rrugor është konstatuar një shtetas i cili po kryente lëvizje të dyshimta me një motomjet dhe më pas ka ndaluar pranë një lokali në këtë lagje dhe ka tentuar ta djegë me një shishe me lëndë djegëse. Në momentin që ky shtetas ka vënë re patrullën ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga  shërbimet e Policisë. 

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë, i shtetasit L. O., 32 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu