Hapësire reklamuese

Aktualitet

Një ditë pasi mori të pandehur Fatmir Mediun, SPAK thërret Zamira Durdën, nënën e 7 vjeçarit që u vra në Gërdec

Shkruar nga Newsbomb
Një ditë pasi mori të pandehur Fatmir Mediun, SPAK thërret

Zamira Durda dhe bashkëshorti i saj Feruzani, janë thërritur këtë të mërkurë në SPAK. Ata janë personat që kanë bërë kallëzim ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për tragjedinë e Gërdecit ku mes viktimave ishte dhe djali i tyre 7 vjeçar.

Ky zhvillim vjen një ditë pasi Prokuroria Speciale e mori të pandehur Mediun dhe i komunikoi zyrtarisht akuzën për "Shpërdorim detyre".

Thirrja e Zamira dhe Feruzan Durdës në SPAK një ditë më pas bëhet pasi ata janë në cilësinë e kallëzuesit dhe duhet të njihen me akuzën dhe provat e administruara nga prokurorët, për dërgimin në gjyq të personit të cilin ata e kanë kallëzuar si përgjegjës për shpërthimin.

Fatmir Mediu ka shkelur ligjin kur ishte ministër i Mbrojtjes duke shpërdoruar detyrën, veprime të cilat sollën tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë i plagosën. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë Prokuroria Speciale.

Lexo edhe: Nën akuzë nga SPAK për tragjedinë e Gërdecit, flet Fatmir Mediu: Jam i pafajshëm, është e motivuar politikisht

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese