Hapësire reklamuese

Politikë

Një ditë pasi ‘5 qershori’ mori dritën jeshile në Kuvend, Meta pret në Presidencë ambasadorët e vendeve të BE

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive: Presidenca

Presidenti Ilir Meta pret në Presidencë ambasadorët e vendeve të BE të akredituar në vendin tonë.

Takimi në zyrën e Metës ka nisur pak minuta më parë, dhe pjesëmarrës në këtë takim janë Ambasadori i Francës, ai i Spanjës, Ambasadori i Italisë dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe. Në fokus të takimit është marrëveshja e “5 qershorit” e votuar dje në Kuvend me 97 pro, dhe ndryshimet kushtetuese që pritet të votohen më datë 30 korrik.

Ambasadorët e vendeve të BE dhe Ambasadorja e SHBA në Tiranë përshëndetën votimin e marrëveshjes në Kuvend dhe thanë se ajo i hap rrugë anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Situata politike në vend është ende e nxehtë pasi në 30 qershor pritet që mazhoranca të miratojë ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve.

Mirëpo, në këtë pikë, nuk është dakord opozita jashtëparlamentare, e cila e quan atë “lëvizje të kryeministrit Rama për të kapur zgjedhjet e ardhshme.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll