Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
53 %
1kmh
75 %
Die
8 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Një ditë pas tragjedisë, Gledis Nano zbret në terren, drejton operacionin për bllokimin e skafeve: Zero tolerancë me abuzuesit e detyrës!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ditën e sotme ka shkuar në vijën bregdetare në Dhërmi për të udhëhqur operacionin për sekuestrimin dhe bllokimin e mjeteve lundruese që nuk përmbushin kriteret për të lundruar në det.

Nano u shpreh se është i vendosur për zbatimin e ligjit, duke thënë se do të ketë zero tolerancë për abuzuesit me detyrën, qoftë ky punonjës policie.

Drejtori i Policisë së Shtetit shprehu keqardhje për vdekjen e 7 vjeçares, e cila humbi jetën pasi u përplas nga një skaf me drejtues shtetasin, Arjan Tase, teksa thekoi më tej se autori do të marrë dënimin maksimal.

Ai tha se veprimi i një efektivi policisë nuk mund të përbaltë punën e mijëra efektivëve që po punojnë ditë e natë për sigurinë e qytetarëve në plazhe.

Prononcimi i Gledis Nanos

 

Të përfshira në operacion: Policia Kufitare, Delta Forcë, Policia e Rendit, Forcat “Shqiponja” dhe Policia Kriminale. Gjithashtu në operacion janë përfshirë Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar dhe Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Durrës, Lezhë dhe Shkodër.

 

Operacioni ka për qëllim kontrollin e të gjitha mjeteve lundruese, verifikimin nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik, për dokumentacionin e mjeteve dhe nëse kanë lidhje me raste të pastrimit të produkteve të veprës penale, si dhe verifikimin nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe nga Interpoli, nëse këto mjete rezultojnë ose jo të vjedhura jashtë vendit.

 

Ky operacion drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, i cili ndodhet në Dhërmi, duke monitoruar zbatimin e detyrave të përcaktuara në këtë plan operacional.

 

Gjatë këtij operacioni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka përcjellë edhe një mesazh për qytetarët:

 

“Në radhë të parë, dua të përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen Avdia, e cila humbi vogëlushen në një aksident tragjik, ditën e djeshme. Ne jemi përgjegjës dy herë si Polici e Shtetit, për ketë ngjarje, duke qenë se autori i kësaj ngjarjeje ishte një oficer policie. Autori i ngjarjes së djeshme është arrestuar në flagrancë, në vendin e ngjarjes. I kërkoj organeve të drejtësisë për të dhënë një dënim maksimal. Jam shumë i vendosur, siç e shikoni edhe sot, po e drejtoj vetë operacionin në Dhërmi, për shoqërimin, bllokimin dhe verifikimin e të gjitha mjeteve lundruese, dokumentacionin e tyre dhe procedurës që ata ndjekin për të dalë në det. Ashtu siç jam i vendosur për tolerancë zero ndaj çdo shkelësi të ligjit dhe rrezikimit të jetës së pushuesve, jam i vendosur dhe me tolerancë zero të ndëshkoj çdo punonjës policie i cili nuk është i denjë, shpërdoron besimin, abuzon me detyrën dhe ka neglizhencë në kryerjen e detyrës.

 

Dje, pas analizës së kryer nga grupi i inspektimit, kam marrë masë për shkarkimin e të gjithë zinxhirit komandues të drejtuesve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, si persona përgjegjës, me neglizhencën e tyre, në moszbatimin e masave shtesë të urdhëruara po nga unë, disa ditë më parë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

 

Ky inspektim do të vazhdojë, analiza do të vazhdojë dhe do të shtrihet edhe më tej.

 

Pavarësisht se autori është një punonjës policie, veprimi i një punonjësi policie nuk mund të përbaltë punën, mundin dhe djersën e mijëra burrave dhe grave të Policisë së Shtetit, të cilët punojnë ditë dhe natë për të siguruar një ambient sa më të qetë dhe sa më të sigurtë për pushuesit, gjatë sezonit turistik veror”.

 

Deri në këto momente, në të gjithë vijën bregdetare, janë shoqëruar, në pikat e posaçme të bllokimit, nga Ksamili në Velipojë, rreth 90 mjete lundruese “Jet ski” dhe rreth 40 mjete të tjera lundruese (skafe të vegjël dhe gomone).

 

Operacioni vijon, pasi një pjesë e përdoruesve të mjeteve lundruese i kanë mbyllur mjetet lundruese në det dhe janë larguar.

 

Ndihmës/specialistët e Policimit në Komunitet po iu çojnë njoftime pronarëve të këtyre mjeteve, për t’u paraqitur, duke qenë se operacioni do të vijojë deri në shoqërimin e të gjitha mjeteve lundruese, me qëllim verifikimin e tyre.

 

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për denoncimet e bëra dhe i fton ata sërish që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të cenimit nga ana e mjeteve lundruese, të jetës, shëndetit dhe sigurisë së pushuesve.

Më shumë




spot_img








spot_img